24/7 news

Hetimet e zgjeruara rreth grupit të dyshuar kriminal “BTD” kanë vënë sërish në qendër të vëmendjes tre persona me inicialet A.V, B.S dhe F.V. Burime nga strukturat hetimore bëjnë me dije se të tre janë vëzhguar prej kohësh për lëvizje dhe veprime të dyshimta.


Në lagjen ku banojnë, banorët kanë raportuar raste kur individë të ndryshëm janë ndaluar nga treshja, veprime që dyshohet se lidhen me kontrollin e territorit dhe aktivitetet e brendshme të grupit. Gjatë një monitorimi të fundit, hetuesit kanë konstatuar A.V, B.S dhe F.V duke vendosur xhoba dhe duke kontrolluar banda të trafikimit të armëve dhe drogës, elementë që përbëjnë pjesë të dosjes së zgjeruar të grupit.


Ndër ta, A.V njihet në qytetin e Shkodrës për disa veprimtari të dyshuara, të cilat tashmë po hetohen si pjesë e strukturës së grupit BTD.



Comments